Home / Aktualitet / Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga Dibra, pas deklaratës së tij, se kushdo person që prek votën e priste fati i Pjerin Xhuvanit, që u vra në Elbasan. Kim thotë se ndihet mirë kur dëgjon ndjesën e Mziut, dhe shton se koha e grupeve të armatosura për mbrojtjen e votës është një akt që i takon së shkuarës.

Yuri Kim:

Më vjen mirë për ndjesën e qartë që pashë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – e kaluara e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë.

I pari i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u ka kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve pas deklaratës së tij se kushdo që blen votën e qytetarëve do të pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Mziu thotë se komenti i tij ishte i panevojshëm, dhe rrjedhojë e emocioneve të forta të momentit.

DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.

Check Also

“Ka korrupsion”, Kryeministri Rama kritikon drejtuesit e Policisë

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot hapur drejtuesit e policisë në qarqe dhe madje i akuzoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =