Home / Aktualitet / Ambasada Amerikane reagon pas vënies në funksion të linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë

Ambasada Amerikane reagon pas vënies në funksion të linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë

Teksa Serbia ndërpreu lidhjen energjetike me Kosovën, ambasada amerikane në Tiranë e konsideron si moment historik faktin që Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në funksion linjën e transmetimit prej 400 KË.

Kjo i hap rrugë tregut të përbashkët të energjisë midis dy shteteve, ndërsa i hap rrugë integrimit në tregun rajonal të energjisë.

Postimi i plotë:

Përgëzojmë Shqipërinë dhe Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KË që lidh të dy vendet.

Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ato ecin përpara në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, i cili pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë.

Mbështetja nga USAID po ndihmon të dyja vendet ndërsa ecin drejt integrimit në tregun e energjisë rajonale dhe atë të Bashkimit Evropian.

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − ten =