Home / Aktualitet / Alibeaj: Rama do mbaj fjalim jo për vrasjen e Klodianit por për vdekjen e tij

Alibeaj: Rama do mbaj fjalim jo për vrasjen e Klodianit por për vdekjen e tij

Në një dalie për media ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Rama nuk gjeti kohë 3 ditë për ti shprehur ngushëllimet familjes të cilës ju u vra djali në derën e shtëpisë, por do të mbaj një njoftim për vdekjen e Klodiani dhe jo për vrasjen e tij. Alibeaj shton se as Lleshaj i bërë kurban nuk do ta shpëtojë Ramën nga përgjegjshmëria pasi populli nuk e beson më

“Pas mbaroi pazaret në “New York” , Edi Rama paralajmëroi se sot do të na dalë në televizon për shfaqjen e radhës të propagandës siç bën gjithmonë kur do ti ikë përgjegjësisë. Për tre ditë me radhë sa ishte në “New York” ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për ti shprehur ngushëllimet familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë të djalit të tyre. Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik duke fshehur të vërtetën, e kur e pa që nuk ja doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit por për vdekjen e tij. Po shqiptarët e dine mire që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogancës dhe urrejtjes, asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën nga përgjegjësia. As një kurban qoftë ky edhe Lleshaj nuk e shpëton dot nga përgjegjësia. Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pa mbajtura askush nuk e beson më Edi Ramën, koha e tij ka mbaruar”- tha ish-deputeti, Alibeaj për mediat.

 

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Opozitarizmi po merr fuqi në Rusi

Nga Sebastian ZONJA- Bashkëopozitarët e Alexei Navalnyt në Rusi, i cili përballet me akuza që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − four =