Home / Aktualitet / Albin Kurti, shfaqet në Kanë në mes të krizës në Kosovë/ Vajza e tij shfaqet me fustanin me çmim ‘marramendës’

Albin Kurti, shfaqet në Kanë në mes të krizës në Kosovë/ Vajza e tij shfaqet me fustanin me çmim ‘marramendës’

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas lajmeve në media se fustani që vajza e Albin Kurtit kishte veshur në festivalin e Kanës, që po zhvillohet në Francë kushtonte 490 dollarë.

Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’ Kelmendi shkruan se fustani i Leas është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është marrë ‘borxh’, për ta kthyer sapo të kthehen në Kosovë.

Reagimi i zëdhënëses së qeverisë:

I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë. Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve.

Debati ka nisur pasi prej gati 2 javësh Kurti nuk ndodhet në Kosovë, ndërsa vendi është duke u përballur me një krizë të fortë në sektorin e shëndetësisë, pas helmimit të mbi 1500 personave nga bakteri E.Coli që u gjet në ujin e Deçanit.

Mediat afër opozitës në Kosovë shkruanin se fillimisht Kurti ishte me pushime në Greqi dhe prej aty, nuk u kthye në Prishtinë por shkoi në festivalin e Kanës në Francë.

Check Also

Braimllari: Vrasja e nënkomisarit në Lezhë tregon si e ka katandisur Rilindja Policinë e Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon për vrasjen e efektivit të Policisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 6 =