Home / Aktualitet / Albin Kurti merr dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

Albin Kurti merr dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se ditën e sotme ka vijuar procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

“Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sot po ashtu ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës po ashtu ka falënderuar profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19.

Check Also

Prindërit të copëtuar “Mijëra euro u zhdukën”, flet djali i çiftit Pasho

Ka folur për herë të parë për hetuesit italiane, Taulant Pasho, djali i Shpëtim dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 14 =