Home / Showbizz / Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen pse burri shkonte me të tjera

Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen pse burri shkonte me të tjera

Albërie Hadërgjonaj është ndër ato personazhe që asnjëherë nuk nguruar të flasë hapur me publikun edhe për jetën e saj private.

Herë pas here në intervista të ndryshme e kemi dëgjuar të flasë për historinë e jetës së saj, lindjen e vajzave të saj në moshë të re dhe divorci me ish-bashkëshortin.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, këngëtarja ka treguar se ajo është ndarë për shkak të tradhëtisë së vazhdueshme dhe kjo e ka lënduar shumë.

Megjithatë tashmë ajo është një femër e pavarur dhe ja ka dalë mbanë e vetme në çdo hap.

Por e ftuar së fundmi në emisionin NIN Albërija ka treguar kësaj radhe shkakun e veprimeve të ish-bashkëshortit.

“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, ajo u shpreh se ndonëse edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen, për t’iu mos bërë barrë vajzave të saj.

Check Also

Pati një flirt me Kylian Mbappe, modelja 41 vjeçare në ‘telashe’ me drejtësinë: Nuk e dija që ishte 17 vjeç

Modelja Victoria Bonya ka zbuluar së fundmi se ka shkëmbyer një puthje me sulmuesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =