Home / Showbizz / Alban Hoxha i bën dhuratën më të paparashikueshme Çiljetës

Alban Hoxha i bën dhuratën më të paparashikueshme Çiljetës

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga feston sot 36-vjetorin e lindjes. Për këngëtaren është një moment i trishtë, pasi vetëm pak ditë më parë ajo humbi babain e saj nga Covid-19.

Megjithatë partneri i saj, Alban Hoxha është kujdesur ta lumturojë sadopak këngëtaren në këtë ditë speciale me një dhuratë shumë unike.

Ai i ka blerë Çiljetës një yll në qiell, me emrin e saj. Këngëtarja nuk mund ta mbante një dhuratë të tillë vetëm për vete dhe e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri. Dhurata më e bukur ndonjëherë”, -ka mbishkruar ajo videon kur tregon dhuratën nga Albani.

Çiljeta dhe Albani janë bashkë prej 5 vitesh dhe duket se gjërat po shkojnë për mrekulli.

Check Also

Big Mama feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Big Mama feston këtë të diel ditëlindjen e 35-të. Ndonëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 10 =