Home / Aktualitet / “Alarmi” demografik/ Më shumë vdekje se lindje, ja sa është mosha mesatare në Shqipëri

“Alarmi” demografik/ Më shumë vdekje se lindje, ja sa është mosha mesatare në Shqipëri

Viti 2020 ka regjistruat një statistike negative për vendin tonë sa i përket numrit të lindjeve që ka qenë më i ulët.

Në krahasim me atë të vdekjeve, këto janë të dhënat nga INSTAT e për këtë çështje kemi biseduar me sociologun Gëzim Tushi i cili na ka treguar nëse kjo vjen si pasojë e covid 19 apo është diçka qe ka ardhur me rritje çdo vit?

“Nuk është një fenomen që lidhet me pandeminë. Rënia e lindjeve është e lidhur më shumë faktorë kulturore social dhe ekonomik. Ne jetojmë në një shoqëri post moderne e mesa duket lindja e fëmijëve nuk është prioritet i tyre, nuk është me familja tradicionale numeroze. Së dyti ka rënë numri i martesave së treti është shtuar numri i divorceve. Po ashtu dhe numri i monofamiljeve i vajzave që nuk hyjnë fare në martesë por dhe meshkujt e rinj dhe kjo ka bërë që të bjerë në 6.5% numri i martesave“,  tha Gëzim Tushi.

Po a ka kjo situate alarmante një zgjidhje?

“Unë mendoj që me politik të caktuara me mund të nxisim natalitetin, për shembull vitet e kaluara qeveria zbaroi një politikë pro nataliate duke e mbështetur lindjen e fëmijëve me 400 800 dhe 1200 në mënyrë suksesive dhe pse u trajtua pak në mënyrë pezhorative nga njerëzit ajo pati efektin e saj pozitiv. Nga 27 vjeç që e kemi pasur moshë. Mesatare në vitin 90 dhe me 2.3 fëmijë për grua tani kemi arritur në 1.3 fëmije për grua dhe moshë. Mesatare e kemi 37 vjeç ne akoma nuk jemi shoqëria më e plakur në Evropë por në ritmin e plakjes e kemi të jashtëzakonshëm”, tha Tushi./TCH

Check Also

Tragjedi në familjen shqiptare/ COVID u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Situata e koronavirusit duket se po del nga kontrollit, pasi vetëm dy ditët e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 13 =