Home / Aktualitet / Alarm në spitalin psikiatrik të Elbasanit, infektohet me COVID-19 kryeinfermierja

Alarm në spitalin psikiatrik të Elbasanit, infektohet me COVID-19 kryeinfermierja

Pandemia ka shkaktuar panik në spitalin psikiatrik  “Sadik Dinçi”  të Elbasanit. Kryeinfermierja, e cila ka pasur kontakte me një pjesë të madhe të stafit të këtij spitali ka rezultuar “pozitive” pas tamponit të bërë për COVID-19.

Dyshohet se kryeinfermierja ka infektuar edhe dy pacientë të spitalit, ndërkohë që në pritje të testit janë edhe kolegët e saj, të cilët kanë pasur kontakte të përditshme me të. Ndërkohë që prej një javë spitali ka mbyllur pavionin e Urgjencës dhe nuk ka shtruar më asnjë pacient të ri.

Ende nuk dihet se ku është infektuar kryeinfermierja, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që pandemia të përhapet në spitalin ku marrin shërbim 350 pacientë nga më shumë se 120 staf mjekësor.

Ndërkohë në Shqipëri që nga shënimi i rasteve të para me COVID janë shënuar 284 viktima, 4015 të infektuar aktivë dhe 5214 pacientë të shëruar.

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eighteen =