Home / Aktualitet / Alarm në Kosovë, hakerat e Serbisë sulmojnë faqet e institucioneve shtetërore

Alarm në Kosovë, hakerat e Serbisë sulmojnë faqet e institucioneve shtetërore

Një sulm kibernetik është bërë në ueb-faqet e institucioneve të Kosovës, para pak ditësh. Këtë rast po e hetojnë edhe organet kompetente.

Ueb-faqet e institucioneve të Kosovës kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, nga hakerë që dyshohet të jenë nga Serbia.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.

“Bazuar në auditimin e bërë nga sektori për siguri kibernetike në ASHI, sulmuesit kanë pasur cak ueb-faqet e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Tutje, është bërë e ditur se hakerët që kanë sulmuar ueb-faqet e institucioneve të Kosovës nuk kanë arritur të nxjerrin asnjë informacion konfidencial të shtetit.

“Asnjë informacion i sistemeve të teknologjisë së informacionit nuk është nxjerrë jashtë përmes këtij sulmi kibernetik. Pra, të gjitha informatat e ruajtura në sistemet e TIK-ut brenda rrjetit kompjuterik shtetëror dhe Qendrës Shtetërore të të Dhënave janë të sigurta dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim nga ky sulm kibernetik”, ka deklaruar Qeveria.

Lidhur me këtë sulm kibernetik, tashmë Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe organet përgjegjëse.

“Po, kemi njoftuar organet kompetente, përkatësisht Departamentin për Krime Kibernetike në kuadër të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Kohë më parë, Kosova ka qenë e ekspozuar disa herë nga sulmet kibernetike, të cilat kryesisht kanë ardhur nga Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Rusia.

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 − one =