Home / Aktualitet / Akuzohet se trafikoi 2 ton kokainë, 11 vite burg për ish-futbollistin e Premier Ligës

Akuzohet se trafikoi 2 ton kokainë, 11 vite burg për ish-futbollistin e Premier Ligës

John Viafara, ish-futbollist i Sauthempton e Portsmuth, është dënuar nga një gjykatë në Teksas me 11 vite burg, pasi u akuzua se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikun e drogës. Kolumbiani, i cili ka luajtur 34 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij, u ndëshkua nga gjykata pasi u vërtetua lidhja e tij me një nga kartelet më të madha të trafikut të drogës në vendlindje.

Viafara, tashmë 42-vjeçar, pranoi para gjykatës në nëntor se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë në SHBA dhe u ekstradua në SHBA. Por atje e pritnin dhe akuza të tjera më të rënda, pasi prokuroria kishte prova se ai ka qenë pjesëmarrës në importimin e 2 ton kokainë në SHBA, për një shifër që arrin rreth 30 milion dollarë.

Hetuesit shpjeguan se ish-futbolliste kishte organizuar trafikun bashkë me pjesëtarët e karteleve të Gjirit të Meksikës për të dërguar anije me kokainë nga Kolumbia në Meksikë dhe prej andej t’i kalonin në SHBA. Hetimet rreth tij kishin filluar tre vite më parë.

“I akuzuari në këtë rast i kishte të gjitha, famën ndërkombëtare, pasurinë dhe statusin. Por pavarësisht kësaj, ai zgjodhi të përdorte talentet që të avanconte në zanatin e keq të tregtisë së drogës”, shpjegoi prokurori amerikan Nikolas Ganjel. Gjatë karrierës së tij, Viafara luajti në 10 klube të ndryshme, mes të cilëve edhe Once KaJdas, me të cilin fitoi në vitin 2004 Kupën Libertadores.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − seven =