Home / Lajmi Fundit / Akuzohet se dekonspiroi operacionin gjerman, mbyllen hetimet për ish-numrin 2 të OFL

Akuzohet se dekonspiroi operacionin gjerman, mbyllen hetimet për ish-numrin 2 të OFL

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj tij.

Artan Shkëmbi akuzohet për zbulim të akteve sekrete. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra. Të Enjten, gjykata e Tiranës vendosi që të pezullonte edhe për 3 muaj të tjerë nga detyra Shkëmbin.

Artan Shkëmbi dyshohet se dekonspiroi një operacion të autoriteteve gjermane për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.

Check Also

Tiranë/ Detajet nga dy gratë që mashtruan qytetarët,10 prej tyre ju vjedhën kartat

Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, infermiere dhe shoqja e saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, shitëse, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − twelve =