Home / Aktualitet / Akuzohet se abuzoi dhe la shtatzënë gruan me aftësi të kufizuara, lihet në qeli 20-vjeçari

Akuzohet se abuzoi dhe la shtatzënë gruan me aftësi të kufizuara, lihet në qeli 20-vjeçari

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 20 vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43 vjeçaren me probleme mendore.

Policia arrestoi Karunin, pasi 43-vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi 6 muajshe shtatzënë dhe deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Nga informacionet bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43 vjeçaren.

Pas kërkesës së Prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës.

Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =