Home / Aktualitet / Akuzohet për vrasjen e shqiptarit në qendër të Hanoverit, dorëzohet në polici i dyshuari kryesor

Akuzohet për vrasjen e shqiptarit në qendër të Hanoverit, dorëzohet në polici i dyshuari kryesor

Të enjten në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani është vrarë 30-vjeçari, shqiptar nga Kosova, Armin Neziri.

Siç kanë njoftuar mediat, 30-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.

Lidhur me këtë rast, i dyshuari Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite.

Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu shpall urdhri i arrestit.

I dyshuari tani është në paraburgim. Prokuroria publike akuzon atë për vrasje, raporton rnd.de.

Check Also

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, policia arreston dy prej të dyshuarve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë si të lidhur me ekzekutimin e dy …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + ten =