Home / Kryesore / Aktori i Portokallisë hap debat me Fjalorin Etimologjik të Topallit

Aktori i Portokallisë hap debat me Fjalorin Etimologjik të Topallit

 

Ky fjalor etimologjik i z.Kolec Topalli dhe i mbivlerësuar nga Akademia jonë e shkencave thotë se gjuha shqipe ka 93% te fjalëve të saj të huazuara nga gjuhë të tjera dhe vetëm 7% fjalë shqipe….Si të mos mjaftojnë përpjekja e kishës greke për mos lejimin e gjuhes shqipe, copëtimi i trojeve shqiptare në 1913-ën, genocidi mbi popullsinë autoktone shqiptare në mbi 1 shekull duke u permbyllur me luftën e Kosovës, vjedhja dhe ndryshimi historisë sonë, vjedhja e instrumentave muzikore si lahuta që e shpalli Serbia si të sajën e të tjerë instrumentë si psh cula dyjare që është pjesë e pandarë e polifonisë labe që gjasme mbrohet nga UNESCO dhe që asnjë institucion shqiptar nuk po e mbron, madje në muzeun kombëtar Britanik në Londër, një cule dyjare e sjellë në Angli nga Edit Durham, shkruhet që është prodhuar në Serbi….marrveshja e detit që ti japim Greqisë det, del dhe ky studim i cili u hap rrugën e ua shtron me petale të gjithë fqinjëve tanë për të pretenduar si të tyren gjithcka është e jona!
Nuk mund ta besoja që do rijetoja edhe unë gjatë jetës time, ngjashmëri të tilla padrejtësie ndaj vëndit tim, ashtu siç kam lexuar nëpër librat e historisë për padrejtësitë e mëdha që i janë bërë, i bëhen Shqipërisë dhe shqiptarëve…
Ky nuk është i vetmi libër i cili bie ndesh edhe me studiues të vëndeve fqinjë të cilët edhe pse na kanë inat e knë përvetsuar mjaft, nuk e mohojnë që gjuha shqipe është degëe veçantë e gjuhëve indoeuropiane dhe që shumë fjalë janë huazuar prej saj në greqisht dhe sllavisht…

Janë disa dokumentarë në youtube se si po çnatyralizohet gjuha shqipe për tju shërbyer në pjatë atyre që duan zhdukjen e popullit më të lashtë në Ballkan, Shqipërinë dhe shqiptarët.

Check Also

Rugova, kritiku i artit që u vendos në krye të politikës së Kosovës

Ky material është shkëputur nga libri “Hashim Thaçi dhe lufta e Kosovës” me autorë Blendi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 6 =