Home / Kulture / Aktiviteti i TKOBAP, 3 shfaqje dedikuar “Edukimit përmes kulturës”

Aktiviteti i TKOBAP, 3 shfaqje dedikuar “Edukimit përmes kulturës”

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor javës që lamë pas realizoi disa shfaqje. Këto shfaqje pritet që të jenë dhe online në rrjete sociale për publikun, por TKOB shprehet se disa prej tyre ishin dedikuar “Edukimit përmes kulturës”. “Java që lamë pas ishte rekord shfaqjesh dhe prodhimesh. Në 5 ditë realizuam 2 produksione skenike, 3 shfaqje dedikuar “Edukimit përmes kulturës”. Shfaqëm në bashkëpunim me RTSH, 1 transmetim të plotë televiziv dhe realizuam 3 orë mësimore të hapura me nxënës të shkollave “Vasil Shanto” dhe “British School of Tirana””, shprehet institucioni. Në vijim të aktivitetit, “Gjithë lulet e pranverës për ty”, ishte premiera e dytë e Ansamblit Popullor, që u transmetua si produksion i plotë në RTSH, por sipas TKOBAP së shpejti online në Facebook, Youtube dhe www.tkob.gov.al. “Gjithë lulet e pranverës për ty” është një tjetër koncert premierë i dedikuar gruas, me krijimet me të bukura të folklorit tonë popullor.

Një produksion i ri i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, solist tenori njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe solisti i ansamblit Aranit Hoxha. Të ftuar dhe artistë të tjerë të njohur, si këngëtarja Eli Fara dhe violinisti Zeqir Sulkuqi. Po ashtu institucioni shprehet se javës që lamë pas u realizua koncertin recital i virtuozit të violinës, artistin me origjinë shqiptare të skenave botërore Elvin Hoxha. “Ganiyev”, që shumë shpejt do të transmetohet online. Ndërsa “4 stinët e Vivaldit” u ekzekutua nga orkestra e harqeve të TKOB, për tu transmetuar shumë shpejt për publikun në ekranin e RTSH, por edhe online. Sipas TKOBAP, 30 nxënës të shkollave “Vasil Shanto” dhe “British School of Tirana” ishin pjesë në workshope në TKOB dhe publiku special i shfaqjes “Il Maestro di Cappella”. Në kuadër të paktit me Universitetin e Arteve dhe “Edukimit përmes artit”, artistë të rinj ende studentë i bashkohen trajnimeve të vazhdueshme, dhe projekteve të artistëve të së ardhmes.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se studentët Artur Vera dhe Patrik Vjollca vijojnë angazhimin dhe trajnimin në kuadër të programeve të “Artistëve të së ardhmes”.

Check Also

Duke lëçitur librin e poetit, studiuesit e folkloristit Lefter Çipa “Njerëz me dritë”

 Nga Namik SELAMI- Tavolinat e shkronjëtarëve shqiptarë e botërorë janë nga më të bukurat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =