Home / Aktualitet / Aktakuza, Thaçi flet sot për herë të parë

Aktakuza, Thaçi flet sot për herë të parë

Prokuroria e Hagës ka ngritur një sërë akuzash për presidentin e Kosovës HashimThaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Dy drejtuesit e PDK-së akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Lidhur me këto aktakuza, presidenti Thaç njoftoi të Premten se reagimin e tij të parë do ta japë ditën e sotme. Ai njoftoi se do të flasë të Dielën në mbrëmje nga zyra e tij.

Thaçi u shpreh se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara.

Postimi i plotë:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund!

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =