Home / Kryesore / Aktakuza nga Gjykata e Hagës ndaj Thaçit dhe Veselit/ Dalin detaje të reja

Aktakuza nga Gjykata e Hagës ndaj Thaçit dhe Veselit/ Dalin detaje të reja

Pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar juristi Vigan Qorrolli.

Qorrolli përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar detaje nga aktakuza e ngritur ndaj Thaçi dhe Veselit.

Postimi i plotë:

DY LEXIME te shpejta te Aktakuzes per dyshen kryesore politike te UÇK’se, Thaçi & Veseli:

1. Aktakuza e Prokurorit eshte dorezuar ne Gjykate me 24 prill 2020, sot e dy muaj me pare. Njoftimi i publikuar sot — (mund) lidhet me negociatat eWËashingtonit me 27 qershor, ku ne tryezen e negociatave mes Kosoves e Serbise — mund te kete qene zhberja e Gjykates Speciale. Kjo hipoteze perforcohet nga teksti i komunikates se sotme te PSO:

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të HTh dhe KV për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë.”

2. Zgjedhje parlamentare ne Kosove do kete shume shpejt. Kjo per shkak edhe te dallimeve mes Evropes e Amerikes per te ashtuquajturen “ndarje” ose demarkim te kufijve mes Kosoves dhe Serbise. Aktakuzat e sotme perfundimisht e ndalojne ndarjen e Kosoves. Por assesi ky lajm i aktakuzave nuk eshte i mire per vendin. E dobeson politikisht poziten negociatore perballe Serbise ne Ëhite House.

Jeta politike ne Kosove nga sot pauzohet teresisht.

E prezumimi i pafajesise eshte koncepti kryesor i drejtesise penale.

M.C

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =