Home / Aktualitet / Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama i indinjuar reagon nga foltorja: “Drejtësia është drejtësi …”

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama i indinjuar reagon nga foltorja: “Drejtësia është drejtësi …”

Kryeministri Rama ka folur në Kuvend në lidhje me aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.

Ai është shprehur se aktakuza është një përpjekje e shëmtuar për të hedhur baltë mbi gjithë shqiptarinë.

Besoj që e kam mirëkuptimin tuaj për të komunikuar përmes kësaj foltoreje me të gjithë shqiptarët lidhur me befasine e djeshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar se zyra e prokurorit të Kosovës njoftoi se i ka dorëzuar për shqyrtim tribunalit special aktakuzën për Thacin dhe Veselin , që të dy nismëtarë ndaj revoltës ndaj Milloshevicit dhe UCk, u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë imagjinatën.

Përndjekje tortura, etj në fakt fjala dyshim kur lexon tekstin se të gjitha tmerret e ish Jugosllavisë i faturën dy të rinjve që në të 30 tat u futën detit me kokë dhe vunë në pikëpyetje dhe jetën e tyre për Kosovën.

Kthehet fjala dyshim në një eufemizëm juridik. Drejtësia është drejtësi, nuk është kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vet Kosovës që ngre dyshime të paparanuar , por është një tekst që lajmëron proces gjyqësor ndaj dy figurave kryesore te Kosovës. Një tekst i cili dhe sikur të mos ketë zhvillim të mëtejshëm juridik, i ngjan një fletrrufeje të revolucionit kinez , ku agjëzohet prezumimi i pafajësisë, që godet përtej dy emrave të përvecëm.

Një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë thjesht mbi Thacin apo Veselin e UCK por mbi vetë Kosovën e shqiptarinë. Parapërfytëroni dikë , në cdo cep të globit që jo nuk di detaje po nuk di asgje për tragjedinë ndaj Kosovës, krijon perceprimin e një vendi mes Europës ku falë krimeve ndaj njerzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon opër atdheun e agresorve, ai tekst indinjues që nuk është aktakuzë po preludë, mediatike, i një procesi që më pas vijon.

Por si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh të rënda, jo vetëm në lidhje me pastërtonë e figurës po vetë kauzën.
I kam lexuar dhe ata që e mbështein në emër të nevojës për drejtësi. Dua shumë të besoj që duke mos qenë as nga Kosova as nga Shqipëria nuk kanë mundur ta ndiejnë se sa thellë ato fjalë prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK janë thuajse të tërë, si udhëheqës ndonjerin të akuzuar në 21 vite si individë me dy koka, që nga një anë udhëhoqën luftën dhe nga ana tjetra kanë ngrënë njerëz , fëmijë , romë si kanibalë”, Tha Rama.

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 12 =