Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg” për 19-vjeçarin, A. Veliu i cili aksidentoi për vdekje punonjësin e Policisë Nuri Malaj, 53 vjec në datën 25 janar në mbrëmje në rrugën Transballkanike në Vlorë.
I riu 19 vjec është arrestuar në flagrancë dhe më pas prokuroria e Vlorës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.
Gjyqtari i cështjes Enkel Peza ka pranur kërkesën e prokurorisë. Mësohet nga burimet që i riu do të vuaj dënimin në paraburgimin e Fierit.