Home / Aktualitet / Aksidentoi për vdekje mikun e tij, tenton vetëvrasjen në qeli Mëhill Gega

Aksidentoi për vdekje mikun e tij, tenton vetëvrasjen në qeli Mëhill Gega

55-vjeçari Mhill Gega, i cili përplasi për vdekje qëllimisht me makinën e tij bashkëfshatarin Mark Gjeta, pas një konflikti mes tyre, ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e paraburgimit.

Gega është vendosur nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërkohë që në Gjykatë, kur iu dha masa e arrestit ka thënë se aksidentin me dashje e ka kryer në një moment gjaknxehtësie.

Gega ka tentuar që të presë damarët e dorës, dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mhill Gega dhe i ndjeri Mark Gjeta, 68 vjeç, ishin koleg pune, pasi ishin të punësuar në ujësjellsin e Rrëshenit, por së fundmi kishte pasur një konflikt mes tyre.

“Ne gjakxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, ka thënë Gega në gjykatën e Lezhë.

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =