Home / Aktualitet / Aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren, deklarata e shoferit: Nuk e kuptova…

Aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren, deklarata e shoferit: Nuk e kuptova…

Alban Guri, shoferi që përplasi për vdekje me makinë të miturën Ambra Petali në derë të shtëpisë, në rrugën “Ramë Sadria” në Tiranë para 3 ditësh, është lënë në “arrest me burg”.

Raportohet se Alban Guri ka deklaruar para trupit gjykues se teksa ka qenë duke udhëtuar, ka kuptuar se ka goditur diçka me makinë, por nuk e ka kuptuar se çfarë ishte, ndaj edhe është larguar.

E mitura është aksidentuar në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.

Shoferi Alban Guri, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se shpejtësia dhe mos respektimi i sinjakistikës ka sjellë aksidentin.

Check Also

Pamjet skandaloze të tregtimit të mishit dhe ushqimeve, në tregun e Milotit

Një grup të rinjsh aktivistë kanë nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve të Kurbinit në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − eight =