Home / Aktualitet / Aksidenti tragjik në Kosovë, Kurti: Lutemi që të kemi sa më pak viktima

Aksidenti tragjik në Kosovë, Kurti: Lutemi që të kemi sa më pak viktima

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku si pasojë e përmbysjes së një autobusit me targa të Kosovës, humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 45 të tjerë.

Kurti ka thënë se ende s’kanë konfirmime zyrtare për detajet, por se luten që të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ai ka bërë me dije se Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po niset për në Kroaci, derisa në vendin e ngjarjes tashmë është nisur Ambasadori i Kosovës në Zagreb.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka shkruar Kurti.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 8 =