Home / Aktualitet / Aksidenti me 10 të vdekur në Kroaci, flet me lot në sy polici kroat

Aksidenti me 10 të vdekur në Kroaci, flet me lot në sy polici kroat

Aksidenti tragjik i autobusit të Kosovë ku raportohet për 10 viktima, ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:20 afër Slavonski Brod në Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Të paktën dhjetë pasagjerë kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën gjatë rrëzimit. Shifrat e para flisnin për tre të vdekur, pastaj tetë, dhe më pas policia raportoi se dhjetë njerëz ishin vrarë.

Sipas SB Online, një polic kroat në vendin e ngjarjes tha se në autobus ishin rreth 60 vetë.

“Ishte plot”, tha ai.

Polici zbuloi se rreth 30 persona janë dërguar me urgjencë në spital.

Ai thotë se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet teksa nuk dëshironte të spekulonte për këtë.

“Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të vështirët që kam parë”, tha ai.


Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh raportohet se ka shkruar në vendin e ngjarjes.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + eleven =