Home / Aktualitet / Aksidentet në Tiranë, 5 shoferë të arrestuar brenda ditës

Aksidentet në Tiranë, 5 shoferë të arrestuar brenda ditës

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë shoferë dje për aksidentet që kanë shkaktuar dhe rrezikun që paraqisnin me gjendjen e tyre të dehur për qytetarët.

U arrestua J.B, 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

U arrestuan V.U, 50 vjeç dhe N.P, 58 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Iu vunë prangat F.V, 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

U arrestua edhe F. Rr, 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, taksinë me drejtues I. M.  Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në taksi E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 13 =