Home / Aktualitet / Aksident tragjik, përplaset për vdekje 23 vjeçari në Memaliaj

Aksident tragjik, përplaset për vdekje 23 vjeçari në Memaliaj

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.

Për pasojë ka humbur jetën në vend i riu me inicialet E. C. Nga ana tjetër drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =