Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Vlorë-Levan, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një femër. Nga aksidenti raportohet gjithashtu të ketë një të plagosur.
Bëhet e ditur se automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.