Home / Aktualitet / Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, vdes pasagjeri

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, vdes pasagjeri

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R. 67 vjeç,  banues në Elbasan  është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K. 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N. rreth 55 vjeç  banues në Tiranë,  i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Check Also

Aksident tragjik/Përplasen 2 motorrët, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin. Burime bëjnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =