Home / Aktualitet / Aksident tragjik/ 39-vjeçarja përplas për vdekje drejtuesin e motorit, plagoset pasagjerja

Aksident tragjik/ 39-vjeçarja përplas për vdekje drejtuesin e motorit, plagoset pasagjerja

Një makinë tip “Volkswagen”, ka përplasur një motor në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, dhe është plagosur pasagjerja e motorit.

Makina drejtohet nga shoferja me iniciale A.Gj., banuese në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakt të aksidentit.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =