Home / Aktualitet / Aksident te Unaza e Re, trajleri godet autoveturën

Aksident te Unaza e Re, trajleri godet autoveturën

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Në aksident janë përfshirë një trajler, i cili ka goditur një autoveturë.

Fotot e mëposhtme tregojnë se goditja ka qenë e fortë, ndërkohë që shërbimet e policisë rrugore nuk ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të lënduar apo jo.

Prej kohësh Unaza e Re është kthyer në një burim aksidentesh, por edhe bllokimi të trafikut për shkak të punimeve që kryen, ndërsa mungojnë efektivët e policisë, qoftë në parandalimin e aksidenteve ashtu edhe për disiplinimin e qarkullimit.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =