Home / Aktualitet / Aksident në zonën e Freskut, motorri me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve përplaset me murin

Aksident në zonën e Freskut, motorri me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve përplaset me murin

Një aksident është raportuar të ketë ndodhur në zonën e Freskut, në rrugën Shefqet Kuka në Tiranë.

Sipas informacioneve të mbërritura, mësohet se motorri me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh është ëprplasur me murin dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar të dy.

Ata janë transportuar për në spital, ndërkohë që nuk dihen detaje të reja rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 6 =