Home / Aktualitet / Aksident në Sukth/ Plagosen 4 persona, shoferi në gjendje të rëndë

Aksident në Sukth/ Plagosen 4 persona, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sukth, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike.

Për pasojë janë plagosur 4 persona dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Check Also

Kryeministri Rama jep medalje ari për nxënësit me rezultate të shkëlqyera, i riu ‘ia plas në sy’: Shyqyr që erdhën zgjedhjet…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushin kanë dorëzuar medalje për gjimnazistët ekselent. Teksa ia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =