Home / Aktualitet / Aksident në “Misto Mame”/ 17 vjeçari plagos një grua

Aksident në “Misto Mame”/ 17 vjeçari plagos një grua

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në Misto Mame, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Mësohet se shofer ka qenë një 17 vjeçar me inicialet K.L i cili pas aksidentit ka dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap.

Sipas raportimeve i mituri ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =