Home / Aktualitet / Aksiden/ Ndërron jetë vajza 8 vjeçe, plagosen tre të tjerë

Aksiden/ Ndërron jetë vajza 8 vjeçe, plagosen tre të tjerë

Në një aksident që ka ndodhur sot në Kosovë në rrugën Istog-Pejë, saktësisht në fshatin Ozdrim, ka humbur jetën një fëmijë dhe janë lënduar tre persona tjerë.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti ka ardhur kur shoferi i automjetit, “Seat” ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, ka goditur automjetin “VW Golf” i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.

Si pasojë e lëndimeve, ka humbur jetën një vajzë e moshës 8 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë.

Komunikata e plotë e policisë:

Më datën 07.01.2020.rreth orës 13:47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VW Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjitrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948) m/k/sh

Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VW Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.

Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e lëndimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore.

Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për shërim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarve për ceremoninë e varrimit.

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, APELON për kujdes të shtuar në komunikacionin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidente.

Check Also

Nje person ka humbur jeten ne zonen e Liqenit Artificial ne Tirane nderkohe qe eshte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =