Home / Aktualitet / “Aksident” në Adriatik / Përplaset anija tregtare shqiptare me peshkarexhën italiane

“Aksident” në Adriatik / Përplaset anija tregtare shqiptare me peshkarexhën italiane

Një anije tregtare shqiptare dhe një peshkarexhë italiane janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00, 23 milje larg bregdetit, në rajonin e Cesenës.

Sipas informacioneve për mediat, anija e peshkimit ‘Futuro’, nga Rimini, u ça në bazament.

Fatmirësisht katër anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga anija tregtare me flamur shqiptar. Menjëherë në vendngjarje mbërritën tri motovedeta të Kapitenerisë së Portit të Rimini. Ekuipazhi arriti në Rimini në orën 10 të paradites dhe ishin në gjendje të mirë. Kapiteni pritet t’i nënshtrohet disa testeve pasi dyshohet se ka pësuar traumë.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 10 =