Home / Bota / Aksident masiv me dhjetëra makina në SHBA, të paktën 5 të vdekur (VIDEO)

Aksident masiv me dhjetëra makina në SHBA, të paktën 5 të vdekur (VIDEO)

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti masiv ku u përfshinë 100 automjete, në një autostradë në Teksas të SHBA.

Shkak i aksidentit ishte moti i keq me temperatura të ulëta, që sollën ngrica në rrugë.

“Daily Mail” e përshkruan situatën si kaotike, ndërsa si pasojë e aksidentit masiv, është krijuar edhe një trafik që vijon me milje.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin nga automjetet e aksidentuar njerëzit që kanë mbetur të aksidentuar.

Megjithatë ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak se rrugët vijojnë të jenë të ngrira.

Check Also

Një shqiptar në planetin Mars, kush është 17-vjeçari që fitoi konkursin e NASA-s

Bennet Nura 17 vjeç, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + fourteen =