Home / Aktualitet / Aksident i rëndë tek rrethrrotullimi i Saukut, përplasen 5 makina(FOTO)

Aksident i rëndë tek rrethrrotullimi i Saukut, përplasen 5 makina(FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotem në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, ku një kamion dhe 4 mjete të tjera të vogla janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga fotot e siguruara nga newsbomb shihet se të 5 mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që ambulanca është nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Për pasojë është plagosur 28 vjeçarja I.D, e cila është nisur drejt spitalit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke hetuar për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

“Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

188947472 532900134409258 7945794706149534474 n 1

Check Also

Pas 5 orëve diskutime, zbardhet takimi i Biden dhe Putin

Ndërsa të dy udhëheqësit vunë në dukje se bisedimet ishin produktive, duket qartë që ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − three =