Home / Aktualitet / Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja përplas 6-vjeçarin

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja përplas 6-vjeçarin

Një aksident është regjistruar sot në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P. 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 17 =