Home / Kronike / Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplas motoçiklistin, ndërron jetë 36-vjeçari

Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplas motoçiklistin, ndërron jetë 36-vjeçari

Pasditen e sotme është shënuar një aksident me pasojë jetën në Shkodër.

Motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç.

Për fat të keq, drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi:

Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Lexo edhe : Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, lëndohen dy nga drejtuesit e mjeteve
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Check Also

Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Një makinë është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Berat – Urë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =