Home / Aktualitet / Aksident i rëndë në Lezhë, dy automjete dalin nga rruga e përfundojnë në kanal

Aksident i rëndë në Lezhë, dy automjete dalin nga rruga e përfundojnë në kanal

Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën e Shëngjinit, në Lezhë.

Mësohet se dy mjete, të cilat po lëviznin në drejtim të Lezhës kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe  po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Check Also

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet trondit vendin

Pas tërmetit me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter në Greqi, lëkundjet nuk ndalenn. Sipas qendrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nine =