Home / Aktualitet / Aksident i rëndë në Gjirokastër, mjeti shmang përplasjen me maunen

Aksident i rëndë në Gjirokastër, mjeti shmang përplasjen me maunen

Një aksident ka ndodhur këtë paradite në Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të kthesës së fshatit “Andon Poçi”. Një maune është bërë shkak i aksidentit me përplasje të një automjeti Mercedez-Benz.

Mësohet se maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë frontale të autoveturës në fjalë.

Shkak ishte këputja e aksit të pasme të rrotave. Ka qenë i menjëhershem reagimi i shoferit të autoveturës, por manovra ka shkaktuar daljen e mjetit nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili ishte pasagjer në mjetin benz.

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =