Home / Aktualitet / Aksident i rëndë në Elbasan, shoferja i shpëton kamionit por godet fuqishëm bordurën

Aksident i rëndë në Elbasan, shoferja i shpëton kamionit por godet fuqishëm bordurën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paper.

Mësohet se një mjet i cili drejtohej nga një grua, dhe në tentativë për t’i shpëtuar përplasjes me një kamion është përplasur me anësoren e rrugës duke pësuar dëme të mëdha.

Mjeti ka qënë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja e fortë ka ndryshuar korsinë.

Fatmirësisht nuk raportohen viktima, por gruaja vijon të jetë në mjet për shkak të goditjes së rëndë duke pësuar plagë në trup.

Ende policia dhe ambulanca nuk ka shkuar ne vendngjarje.

Check Also

Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK pozitiv me Covid-19, 11 të tjerët presin përgjigjet e tamponit

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitivme koronavirus. Tamponit iu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 1 =