Home / Aktualitet / Aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga, plagoset shoferja dhe 3 pasagjerë (FOTO)

Aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga, plagoset shoferja dhe 3 pasagjerë (FOTO)

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë janë plagosur 4 persona.

Mësohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe si rezulatat ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë me të mbjella.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ku mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjetët që po udhëtonin me të njëjtin mjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − six =