Home / Aktualitet / Aksident i rëndë/ 21-vjeçari përplas të riun me motor, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Aksident i rëndë/ 21-vjeçari përplas të riun me motor, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Laç-Patok ku një 21-vjeçar ka përplasur një moshatar i cili udhëtonte me motor.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i motorit i identifikuar me inicialet T.N është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =