Home / Aktualitet / Akse të lira, akse të bllokuara/ Policia jep situatën e qarkullimit rrugor

Akse të lira, akse të bllokuara/ Policia jep situatën e qarkullimit rrugor

Nëpërmjet një komunikate të fundit policia ka bërë me dije situatën e akseve rrugore si pasojë e dyndjes së pushuesve.

Ndër të tjera policia njofton:

“Prej orës 16:00, ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, konkretisht:

Ka filluar fluksi i daljes nga Rëna e Hedhun, Shengjini dhe Talja, lëvizja e rrjedhshme pa bllokime deri tani;
Ka filluar kthimi i mjeteve nga Himara – Radhima – Vlorë, pa probleme. Trafiku është shtuar, levizja e automjeteve është pa ndërprerje;
Ka filluar fluksi i mjeteve në dalje, nga Gjiri i Lalzit drejt mbikalimit të Maminasit, për momentin levizja është e rrjedhshme;
Fluks në kthim nga Spilleja, si dhe rruga dytësore në Plepa, Durrës;
Hyrja për në Tiranë deri tani nuk ka probleme.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe në këto akse dhe segmente si dhe jane shtuar shërbimet në lëvizje, për të parandaluar parakalimet e gabuara.

Telefononi 112 për çdo shkelje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Check Also

“DUET PËR NJË” TRAUM PSIQIKE

Miho GJINI- (Nga Teatri Shqiptar i Shkupit) Në mbrëmjen e parafundit të Festivalit Mbarëshqiptar të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 8 =