Home / Aktualitet / Agron Shehaj nxjerr fotot: Dhunohet zyra e PD-së në zemër të Tiranës

Agron Shehaj nxjerr fotot: Dhunohet zyra e PD-së në zemër të Tiranës

Drejtuesi Politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj, ka denoncuar dhunimin e zyrës elektorale të PD në këtë njësi. Shehaj shprehet se zyra e PD-së e cila ndodhet në një nga zonat kryesore të Tiranës është dëmtuar gjatë natës, ndërsa paralajmëron Edi Ramën se nuk mund ti trembë në këtë mënyrë.

Agron Shehaj: Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta  të panikut nga humbja.

Edi Rama duhet sa më shpejt  të dënojë dhunën dhe të ndalë  rritjen e dhunës ndaj nesh . Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi  Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit. 

Check Also

BE pranon certifikatën e vaksinimit për udhëtimet, ja kur do të prezantohet

Komisioni Europian ka pranuar propozimin për “Certifikatën e Gjelbër Dixhitale” dhe pritet që ajo të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + one =