Home / Aktualitet / Agjenti i Hysajt zbulon të ardhmen e shkodranit

Agjenti i Hysajt zbulon të ardhmen e shkodranit

Transferimi i Elseid Hysaj te PSG është përfolur gjatë, një zë po merr forcë për shkak të deklaratave të agjentit të lojtarit Mario Giuffredi. Në një intervistë për mediat italiane, agjenti ka theksuar se diskutimet për rinovim janë ndërprerë prej javësh.

“Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të vijë zyrtarisht divorci. Një nga klubet me të cilët po flasim është edhe Paris Saint Germain. Kam diskutuar me Leonardon këto ditë dhe është një mundësi, por nuk ka ende asgjë konkrete. Në fund të sezonit do të vlerësojmë alternativat me qetësi”, deklaroi menaxheri i mbrojtësit.

I pyetur nëse skenarët mund të ndryshojnë me një rikthim të mundshëm të Maurizio Sarrit në pankinën e Napolit, Giuffredi konfirmoi se kjo është e vetmja mënyrë për të parë akoma Hysajn të luajë në “Diego Armando Maradona”.

“Nëse Sarri rikthehet në pankinën e Napolit, atëherë gjërat mund të ndryshojnë, por gjithmonë nëse nuk kemi firmosur me ndonjë klub tjetër. Unë jam menaxher i Hysajt dhe kam detyrimin të çoj përpara diskutimet e nisura që në muajin janar, ndaj mund të kemi gjetur një klub tjetër para fundit të sezonit”, deklaroi italiani.

Check Also

Habit fizikanti i njohur me deklaratën: Në tetor do të takojmë alienët

Shënojeni në axhenden tuaj: “Tetor 2021 do jetë takimi me alienët”. Nuk do të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 20 =