Home / Aktualitet / Abazoviç flet në krah të Bashës: Së bashku të shkojmë në rrugën e ndryshimit

Abazoviç flet në krah të Bashës: Së bashku të shkojmë në rrugën e ndryshimit

Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka takuar ditën e sotme në Selinë e Partisë Demokratike, kryetarin Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat jashtë Selisë Blu, Dritan Abazoviç nuk e fshehu kënaqësinë e të qenurit i pari i qeverisë së re që zhvillon një takim në Tiranë.

Teksa fliste për mediat shqiptare, Abazoviç bëri thirrje që së bashku dy vendet të shkojnë drejt rrugës së ndryshimit dhe t’i përshtaten normave europiane.

Më tej, Abazoviç theksoi se kishte qejf që të takonte çdo subjekt politik që ka si synim ndryshimin e Shqipërisë në të ardhmen, prandaj dhe është takuar me liderin e opozitës.

Në fund, Abazoviç i përsëriti ftesën për të vizituar Malin e Zi Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Opozitës Lulzim Basha.

“Tregoj një keënaqësi të jashtëzakonshme zotërisë Basha. Unë kam ardh në vizitë zyrtare në Tiranë dhe jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në Tiranë në vizitë zyrtare. Kam pas qejf të takoj çdo subjekt politik që ka të bëjë me atë çka duhet me qenë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhmen dhe lideri i opozitës më ka pritur në takim. Kemi diskutuar sfidat që janë pak a shumë të njëjta në shtetet e ballkanit.

Të gjithë së bashku duhet me shku në ndrejtim të ndryshimeve. Duhet t’i përshtatemi normave europiane. Mos të jemi në disfavor. Mos të merremi me punë kote dhe të mos nxisim elektricitet mes shteteve. Këtu përfundohet vizita ime sa i përket Tiranës. Më ka mbetur vetëm një vizitë te Ulqinakët e mi në Durrës. Gjithashtu unë e kam ftu z.Basha dhe gjithashtu Kryeministrin, Presidentin që sa më parë ta vizitojnë Malin e Zi. Janë të mirëpritur”, tha Abazovic.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + seven =