Home / Aktualitet / A vjen emri Tropojë nga sllavishtja? Albanologu Rugova nuk e mohon si tezë

A vjen emri Tropojë nga sllavishtja? Albanologu Rugova nuk e mohon si tezë

Antropologu dhe albanologu Muhamet Rugova, i ftuar në emisionin “Identitet” në televizionin FaxNews, ku si temë diskutimi është origjina e fjalës Tropojë, nuk e mohoi origjinën e mundshme sllave të kësaj fjale.

Rrugova shprehet se pushtuesit gjenocidalë sllavë, kanë pasur si synim të ndryshojnë emrat e vendbanimeve me qëllim që historia me kalimin e viteve t’i vërtetojë ato si pjesë të tyre. Kjo gjë nuk kanë ndodhur me shqiptarët sipas antropologut, pasi populli ynë e ka ruajtur gjuhën dhe identitetin  pavarësisht gjithçkaje.

“Ne duhet të jemi objektiv si popull dhe ta pranojmë realitetin ashtu siç është. Populli shqiptar i ka ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet pavarësisht pushtuesve.

Është e habitshme se si një popull pavarësisht pushtimeve të shumta e ka ruajtur historinë dhe traditat e tij.

Ka shumë teori për historinë e emrit Tropojë. Emri Tropojë lidhet dhe me elemente sllave, të cilët si pushtues gjenocidalë kanë pasur synime që t’i vendosin emra sllavë vendbanimeve, me qëllim që historia t’i vërtetojë ato si pjesë sllave. Emri Tropojë mund të jetë i lidhur me këto elemente, se po ta nisësh edhe në Malësinë e Gjakovës dhjetra fshatra kanë emra sllavë. Por kjo nuk do të thotë se ata e kanë ndërruar identitetin shqiptar.

Sipas një defteri të Shkodrës, ku është bërë regjistrimi i popullsisë në vitin 1485, pjesë më e madhe e banorëve na dalin me emra sllavë. Kjo është një gjurmë e keqe që na kanë lënë pushtuesit, megjithatë populli shqiptar nuk e ka harruar gjuhën, pasi gjuha është elementi i parë që paraqet identitetin e një populli. Gjuha është elementi bazë që ka ruajtur identitetin shqiptar dhe për këtë duhet të falenderojmë nënat shqiptare të cilat ua kanë mësuar atë fëmijëve”, tha Rugova.

Shpërndaje:

Check Also

“Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes” Maliqi poston pamjet e Osumit të ndotur në mes të Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi i indinjuar nga pamjet skandaloze të asaj cfare ofronte lumi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + sixteen =