Home / Analize / A transmetohet virusi nga kafshët tek njerëzit? Studimi i OBSH zbulon se cilat kafshë shtëpiake mund të infektohen me Covid-19

A transmetohet virusi nga kafshët tek njerëzit? Studimi i OBSH zbulon se cilat kafshë shtëpiake mund të infektohen me Covid-19

Macet mund të infektohen me koronavirus por qentë nuk  duket se janë  dhe aq  të prekshëm, sipas një studimi të publikuar të mërkurën. Kjo e ka bërë OBSH të bëjë studime që lidhen me transmetimin e virusit midis njerëzve dhe kafshëve shtëpiake.

Studimi, i publikuar në faqen e internetit të revistës Science, zbuloi se qelbësi gjithashtu mund të infektohen me SARS-CoV-2.

Qentë, pulat, derrat dhe rosat nuk ka të ngjarë të kapin virusin, zbuluan studiuesit.

Studimi kishte për qëllim të identifikonte se cilat kafshë janë të prekshme nga virusi, në mënyrë që të mund të përdoren për të testuar vaksina eksperimentale për të luftuar pandeminë COVID-19, e cila ka vrarë më shumë se 83,000 njerëz në të gjithë botën që kur u shfaq në Kinë në dhjetor.

SARS-CoV-2 besohet se është përhapur nga lakuriqët te njerëzit. Përveç disa infeksioneve të raportuara në mace dhe qen, nuk ka prova të forta që kafshët shtëpiake mund të jenë bartës.

Një tigër në kopshtin zoologjik  në Bronx në New York , zhvilloi një kollë të thatë dhe pati humbje të oreksit pas kontaktit me një punonjës të infektuar.

Kur studiuesit u përpoqën të infektonin kafshët duke futur grimca virale përmes hundës, zbuluan që macet dhe qelbësit në dallim nga kafshët e tjera ishin shumë të ndjeshëm ndaj virusit

Ata gjithashtu zbuluan që macet mund të infektojnë njëra-tjetren përmes pikave të frymëmarrjes. Macet e infektuara kishin virus në gojë, hundë dhe zorrë.

Përshtati në shqip nga Reuters: Marjana Ciku
©Shtypi.net

Check Also

Zelanda e Re mposht COVID-19, shkarkon nga spitali pacientin e saj të fundit me koronavirus

Zelanda e Re ka arritur një tjetër moment historik në luftën e saj kundër koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 12 =